Kjo lagje në Prishtinë qe 20 orë pa ujë!

0

Lagjja ‘Tophane’ në Prishtinë ka mbetur pa ujë për më shumë se 20 orë.

Banorët e kësaj lagjeje, kanë thënë se uji është ndalur ditën e djeshme rreth orës 15:30 dhe akoma nuk ka ardhur, shkruan ORAinfo.

Ata janë ankuar se ujë është ndalur pa paralajmërim dhe se nga dita e djeshme në këtë lagje nuk ka furnizim me ujë.

Banorët kritikojnë edhe komunën se nuk është duke lehtësuar jetën e qytetarëve, por vetëm sa po e vështirëson atë.

Komuna e Prishtinës ditëve të fundit ka nisur sanimin e rrugëve në kryeqytet.

Gjatë punimeve janë prishur disa gypa të ujësjellësit, duke bërë që shumë lagje të mbesin pa ujë për orë të tëra. /ORAinfo/

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »