Kjo është pasuria e djalit të Fatmir Limajt, Durimit
15:58 | 12 Qershor 2018

Fatmir Limaj së fundi ka deklaruar edhe pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit. Si pasuri të paluajtshme Limaj ka deklaruar se ka një banesë në pronësi të përbashkët e cila arrin vlerën e 45 mijë eurove dhe që sipas tij është blerë nga shitja e një veture dhe të ardhurat personale.

Poashtu Limaj ka deklaruar edhe një banesë në procedurë të blerjes e që sipas tij është ende duke u paguar dhe se ende nuk është pronar i saj.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe veturën e tij, lloji i së cilës nuk dihet por që arrin vlerën e 10 mijë eurove, e përbashkët me gruan.

Djali i zv/kryeministrit Limaj, Durim Limaj është aksionar edhe në shoqërinë komerciale saktësisht në ‘Orange LD SH.P.K, 50% të kapitalit themeltar) ku kapitali në euro arrin në 50 mijë.

Para të gatshme Limaj ka deklaruar se ka në një prej bankave në Prishtinë si dhe në dy banka në Amerikë.

Në bankën ‘NLB’ Limaj ka 4 mijë e 219 euro kurse në ‘Mission Federal Credit Union’ në San Diego, SHBA ka 1 mijë e 156 euro.

Gjithashtu ai ka deklaruar se bashkëshortja në të njëjtën bankë në SHBA ka 415 euro.

Të hyrat vjetore të Limajt janë kësisoj: Nga paga mujore në MTI ai merr 620 euro kurse nga aksionet në ‘Organde LD’ ai përfiton 1 mijë euro.

Edlira Rukaj