Kjo është deklarata e Përbashkët nga Samiti i Sofjes

0

Në të Unioni përshëndet punën e bërë nga shtetet e gadishullit të vjetër në shtegtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke kërkuar që ajo të shtohet, të fokusohet në fusha dhe të shihet si e paaltnernativë.

Bashkimi Europian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë kondensuar Samitin e Sofjes në një deklaratë të përbashkët trembëdhjetë pikëshe, përmes të cilës tregojnë përkushtim dhe vendosmëri për ta parë bashkë të ardhmen.

Në të Unioni përshëndet punën e bërë nga shtetet e gadishullit të vjetër në shtegtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke kërkuar që ajo të shtohet, të fokusohet në fusha dhe të shihet si e paaltnernativë, njofton Klan Kosova.

Puna në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit është përkushtim i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe kërkesë e Bashkimit Europian.

Ndërsa, ndihma që shtetet nga kjo pjesë e Europës ta kenë më të lehtë shtegun e tyre drejt përshtatjes së ekonomive dhe politikave të tyre me BE-në del si premtim i kësaj të fundit dhe nevojë e kërkesë e shteteve të Ballkanit.

Aneksi i kësaj deklarate thekson çështje specifike, si ulja e kosotve të roamingut, zhvillimi i eQeverisjes, eProkurimit e të tjera, si dhe tregon përkushtimin për t’u takuar sërish.

Liderët janë pajtuar të mblidhen sërish në Sofje, më 26 qershor, për lansimin e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrës në Samitin e Sofjes janë krerët e vendeve anëtare dhe të Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kosova përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »