Kjo është arsyeja pse një stjuardesë i mban duart gjithmonë fshehur pas shpine

0

Ndoshta e keni vënë re se gjatë hyrjes në aeroplan është një hostess (stjuardesë mikpritëse) që ju mirëpret me mirësjellje me dy duart e fshehura pas shpinës.

Nëse jeni një person me natyrë kurioze dhe udhëtoni shpesh, atëherë duhet ta keni vënë re të paktën njëherë këtë stjuardesë që i mban duart pas shpine. Por pse ndodh kjo? A ka bordi diçka për të fshehur?

Ky mister ka një shpjegim: Kjo stjuardesë duhet të dijë numrin e saktë të pasagjerëve para ngritjes dhe pas shpinës mban një “unazë” që numëron në mënyrë manuale sa herë stjuardesa e shtyp.

Kjo është arsyeja pse duart janë të fshehura që të mos tërheqin vëmendje nga ky proces. Ndodh që ky proces numërimi të bëhet edhe pasi pasagjerët janë ulur dhe stjuardesa kalon nëpër korridorin e avionit duke shtypur unazën numërator.

Pra, herë tjetër kur të shikoni stafin që sillet çuditshëm mos reagoni, dijeni që çdo gjë e bëjnë për sigurinë tuaj dhe atë të fluturimit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com