Kjo është agjenda e mbledhjes së dy qeverive shqiptare

0

Të hënën më 23 mars do të mbahet në Tiranë mbledhja e dytë e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Mbledhja do të jetë e hapur për mediat dhe do të organizohet në Pallatin e Kongreseve.

auto_iso21426873636

Ende nuk është përpiluar agjenda zyrtare, por sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Jashtme mësohet se delegacioni nga Kosova do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:30, ku pas pritjes dhe ceremonisë përkatëse, në orën 10:45 do të nis mbledhja e dy qeverive në Pallatin e Kongreseve.

Pas diskutimeve rreth orës 12:20 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave Edi Rama dhe Isa Mustafa, ndërsa në orën 12:50 është moment i fotos së përbashkët të dy kabineteve qeveritare.

Ndërkohë sa i përket medias që do ta ndjek këtë aktivitet, gazetarët e akredituar duhet të jenë të pranishëm brenda në Pallatin e Kongreseve në orën 10:15 të ditës së hënë.

Gjithashtu sipas burimeve nga ministritë përkatëse mësohet se në këtë mbledhje do të jenë kryesisht 6 prej ministrive që do të kenë prezantime konkrete dhe do të bëjnë një lloj bilanci të marrëveshjeve të përbashkëta, lidhur me atë se çfarë është arritur deri më tani dhe çfarë ka mbetur pa u realizuar.

Konkretisht do të diskutohen marrëveshjet e firmosura mes Ministrive të Shëndetësisë, Arsimit, Kulturës, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

10:30 mbërritja e delegacionit të Kosovës në Tiranë

10:45 nisja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pallatin e Kongreseve

12:20 konferenca e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave Rama-Mustafa

12:50 foto e përbashkët e dy kabineteve qeveritare

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com