Kjo “bishë” është konkurrenca e Volvos për BMW X1

0

Pas disa fotografive të rrjedhura të XC40 të ri, Volvo ka zbuluar atë zyrtarisht.

SUV më i vogël i Volvo’s që do të rivalizojë BMW X1 e Jaguar E-Pace, tani mund të blihet me një çmim fillestar prej 31 mijë euro, transmeton koha.net.

Dizajni i XC40 ka marr pamje nga ‘vëllezërit’ e tij më të mëdhenj, XC60 e XC90, por në një formë më atletike.

Janë 3 motorë me benzinë e 2 me naftë të cilët ofrohen me XC40 e ri.

Njëri T3, 2.0 litërsh turbo me katër cilindra me benzinë që prodhon 154 kuaj fuqi. Dy të tjerët T4 e T5 përdorin të njëjtin motor por të përditësuar të cilët prodhojnë 187 kuaj fuqi e tjetri 247 kuaj fuqi ndërsa që të dy këta versione ka të gjitha rrotat aktive.

Dy modelet me naftë janë me katër cilindra, D3 prodhon 148 kuaj fuqi e ai D4 187 kuaj fuqi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com