Kisha serbe ‘gozhdon’ Vuçiqin pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës
15:29 | 17 Maj 2018

Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat serbe, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi e ka vulosur vetë pavarësinë e Kosovës me veprimet e kryera e ndërmarra ndër vite. Deklarata u prit me reagime të ndryshme në vend, kryesisht negative, por Kisha Ortodokse serbe e çon përtej negativitetit reagimin e saj. Një grup klerikësh kanë reaguar ashpër ndaj presidentit të tyre, duke e akuzuar madje deri për “tradhti të lartë”. “Çdo kompromis me Kosovën që do të çonte në pavarësinë e saj është tradhti e lartë për popullin serb,”, deklaroi ish-peshkopi i Hercegovinës, Atanasije Jevtiç. Drejtuesi i kishës serb në Mal të Zi u tregua me diplomat. “Koha na ka sjellë njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por ata nuk e dinë që mbretëria e qiellit është i vetmi realitet në këtë botë. Përkundër udhëheqësve, serbët në Kosovë e kanë kuptuar këtë, prandaj kanë mbijetuar”, deklaroi Amfilohije. Zyrtarisht Serbia është një shtet laik, por kisha ka një ndikim të madh në vendimarrje dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë lëshuar alarmin se ky ndikim është përforcuar vitet e fundit.
Aurela Hoxha
S