Kina detyron të gjithë myslimanët të bëjnë testet e ADN-së

0

Kina duket se po u kërkon mostrat e ADN-së të gjithë banorëve të një rajoni mysliman që po mbahet nën vëzhgimin e fortë të sigurisë, bënë të ditur vëzhguesit e të drejtave të njeriut.

Policia në rajonin e Xinjiang konfirmoi për “The Associated Press” se qeveria është duke blerë të paktën 8.7 milionë dollarë pajisje për të analizuar mostrat e ADN-së.

Vëzhguesit e “Human Rights Watch” paralajmëruan se një program i tillë analizash mund të përdoret si një mënyrë që autoritetet të forcojnë kontrollin e tyre politik.

Njoftimi vjen pasi autoritetet kineze u kërkuan banorëve të Xinjiang vitin e kaluar të paraqesin mostrat e ADN-së, shenjat e gishtërinjve dhe regjistrimet e zërit për të marrë pasaportat për udhëtime jashtë vendit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com