Kim Mehmeti u ligjëron studentëve shqiptarë në Llozanë

0
Shkrimtari dhe analisti i njohur nga Maqedonia, Kim Mehmeti, do të flasë në Lozanë në një konferencë për gjedjen e shqiptarëve të Maqedonisë në organizim të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Lozanës
Siç njofton Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës bëhet fjalë për një konferncë që do të ketë në fokus gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë, që nga fillimi i viteve 90‘ deri në ditët e sotme.

“Pikërisht me qëllim të informimit  rreth këtyre ngjarjeve në Maqedoni, në emër të kryesisë së Shoqatës së studentëve shqiptarë të Universitetit të Lozanës dhe të asaj të faqes së internetit www.nationbicephale.com, jeni të ftuar në një konferencë gjatë të cilës do ta kemi nderin të dëgjojmë Kim Mehmetin“, thuhet në ftesën e studentëve.

„Përveç shkrimtarit dhe publicistit të shquar që është Kim Mehmeti është edhe njëri ndër analistët politik shqiptar më i njohur dhe i vlersuar i kohës sonë i cili nuk ngurron asnjëherë për të ngritur fjalën rreth padrejtësive që po u bëhen shqiptarëve të Maqedonisë“, – thuhet në njoftimin e Shoqatës së Studetëve Shqiptar të Llozanës.

„Para disa muajve, fillimisht në Shkup dhe më pas në qytete të ndryshme të Maqedonisë, të Kosovës, të Shqipërisë dhe anë e mbanë botës, u zhvilluan protesta paqësore dhe masive për të vënë në spikamë gjendjen e papranueshëme në të cilën gjinden shqiptarët e Maqedonisë. Tani, manifestimet u shuhen, por diskriminimi po vazhdon!“,. thuhet më tutje në njfotim.

Në konferencën e cila do zhvillohet në ambientet e Universitetit të Llozanës hyrja është falas dhe e hapur për të gjithë.

Konferenca mbahet më 17 tetor nga ora 19 e 30.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com