Kifle tё vogla
18:29 | 02 Gusht 2018

Përbërësit
250 gr miell
80 gr sheqer pluhur
1 lëvore limoni
1 qese sheqer vanilje
2 vezë
250 gr gjalpë
2 lugё vinjak
gjysmё Pluhur pjekje
 

 Hapat
1. Hidhet mielli dhe i shtohet 50 gr sheqer pluhur, lёvorja e njё limoni dhe sheqeri i vaniljёs.

2. Pёrzihet mirё dhe bёhet njё zgavёr ku vendosen vezёt, gjalpi i zbutur, vinjaku dhe pluhuri pёr pjekje.

3. Brumi gatuhet derisa tё bёhet i butё dhe pastaj vihet nё dёrrasё, ku me kallm hapet njё kore e hollё.

4. Nga kjo kore priten drejtkёndёsha me dimensione 10x6 cm dhe nё çdo drejtkёndёsh bёhen nga dy pjesё paralele.

5. Piqet nё furrё tё nxehtё nё njё temperaturё prej 180 gradё celsius pёr 10 minuta.

6. Pasi tё ftohen spёrkaten me sheqer pluhur.

Edlira Rukaj