Khedira dhe Stegen në radarin e Dortmundit

0

Borussia Dortmund ka filluar të bëjë plane për të ardhmen dhe dëshiron të rikthejë në Bundesligë dy yje të futbollit gjerman.

khedira-dhe-stegen-n-euml-radarin-e-dortmundit_hdSkuadra e njohur gjermane e cila nuk po kalon momentet më të mira këtë edicion, po bën plane për vitin tjetër dhe për lojtarët që dëshiron t’i ketë në skuadër, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave gjermane dhe atyre spanjolle, Jurgen Klopp u ka treguar drejtuesve verdhezi se i dëshiron në skuadër mesfushorin e Real Madrid, Sami Khedira, si dhe portierin e Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen.

Mesfushori Illkay Gundogan duket se do të largohet nga ‘Signal Iduna Park’ dhe Khedira shihet si ideal për ta zëvendësuar atë si lojtar i lirë. Bisedimet me të kanë filluar, me Dortmund që synon ta mposhtë konkurrencën e Bayernit, Arsenalit dhe Chelseat.

Ndërkohë për portierin e Barcelonës, Ter Stegen, verdhezinjtë pritet të ofrojnë 15 milionë euro./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com