Khabib vuan nga një sindromë e rrezikshme, që ia ka dëmtuar veshin
14:25 | 10 Tetor 2018

Khabib Nurmagomendov mori një fitore të merituar përballë kundërshtarit të tij, Conor McGregor.

Ndërsa ylli i momentit në UFC u vu re për një temperament të veçantë, por me siguri e keni vënë re edhe pamjen e njërit prej veshëve të tij.

Në fakt ai nuk është një problem i lindur, por Khabib vuan nga sindroma e veshit “lulelakër”, sipas asaj që bën me dije “The Sun”.

Kjo sindromë shkaktohet nga goditjet e shumta në të njëjtin vend. Kështu enët e gjakut zgjerohen aq shumë sa “shpërthejnë” brenda lëkurës duke formuar kështu një mutacion ose më saktë një ind të ri në formën e lulelakrës.

The post Khabib vuan nga një sindromë e rrezikshme, që ia ka dëmtuar veshin appeared first on INSAJDERI.

Nevina Shtylla