KF “Tërnoci”-i më në fund me komunikatë

0

Edhe pse kryesia e KF “Tërnoci”-it, akuzonë për informim jo të drejt portalin BujanociNet, ne në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë të kryesisë së klubit. Portali BujanociNet, është duke e hulumtuar kërë rast dhe ditëve në vijim do të ju sjellë komplet materialin që nga fillimi i procedurës, sikurse edhe deklaratën e avokatit dhe të familjarëve, që nga fillimi e deri në momentet e vendimit të Gjykatës së Nishit

249722_167293356666210_5386649_n

KOMUNIKATA e KF “Tërnoci”-it


Kryesia e KF “Tërnoci”-it në mbledhjen e mbajtur më dt. 23.09.2014, pas përfundimit të procesit gjyqësor, të filluar rreth dy vite më parë, në të cilin proces tre lojtarë të KF “Tërnocit” (në vazhdim klubi) – Faruk Nazifi, Ridvan Murati dhe Valon Ramadani, ishin akuzuar për shkaktim të lëndiemeve trupore kundrejt arbitrit kryesor të ndeshjes, nxjerr këtë komunikatë: 

– Konsiderojmë se ky proces nuk është i drejtë dhe aspak objektiv. Kjo ngase gjykata ka marrë përbazë vetëm dëshmitë mjekësore të palës akuzuese, për të cilat jemi të bindur se nuk pasqyrojnë gjendjen faktike të palës në fjalë, sepse të gjithë të pranishmit – dëshmitarë, shikues, tifozë, policë nuk kanë dëshmuar të kenë parë ndonjë lëndim trupor, aq më pak të jetë i shkallës së rëndë. Madje as dëshmitë e policëve, përgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjes së apostrofuar, nuk janë marrë përbazë nga gjykatësi i procedurës. Nga e gjithë kjo ne mund të konkludojmë se ky vendim është i ndikuar nga motive nacionale, sepse jemi të njohur edhe nga raste të ndryshme për vendimet që bien gjykatat serbe kur janë në pyetje shqiptarët. Mirëpo ky vendim aspak nuk do të ul vullnetin dhe moralin që kemi për të punuar në edukimin dhe krijimin e talenteve, gjë të cilën e synojmë dhe e kemi dëshmuar deri më tani. – Gjatë seancave gjyqësore për dy vite radhazi, drejtori i klubit, Enis Salihu, ka qenë prezent për të mbështetur lojtarët të cilët po akuzoheshin padrejtësisht për shkaktim të lëndimeve trupore, kur dihet botërisht se incidenti në fjalë nuk ka përfshirë asgjë më shumë se sa fjalosje dhe shtyerje eventuale ndërmjet lojtarëve dhe gjyqtarit kryesor të ndeshjes. I angazhuar ne këtë proces gjyqësor, si palë mbrojtëse ka qenë edhe avokati, si pale mbrojtëse. Qysh në fillim janë vërejtur parregullsi dhe padrejtësi të shumta dhe kryesia e klubit, me në krye drejtorin e saj, ka qenë e angazhuar fuqimisht në tejkalimin e situatës për akuzat e ngritura. Është mbajtur një takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Bujanoc ku është sqaruar në detaje e gjithë situata. Madje është provuar edhe gjetja e një kompromisi të mundshëm ndërmjet palës akuzuese dhe neve si palë e akuzuar, mirëpo kjo gjë ka qenë e pamundur të arrihet. Pengesë ka paraqitur shuma financiare e kërkuar nga gjyqtari i ndeshjes si palë akuzuese, ku për çdo lojtar ka kërkuar shumën në vlerë prej 2750 euro duke përfshirë edhe shpenzimet e gjykatës dhe të avokatit mbrojtës e që në total kapin shumën në vlerë prej mbi 10.000 euro.  – Në kohën kur vendimi tanimë është shpallur për të tre lojtarët e akuzuar, vendim i cili përmban vuajtjen e dënimit të heqjes së lirisë prej 3 muajsh dhe sanksion në të holla në vlerë 300 euro për secilin lojtar, derisa ne po shqyrtojmë akoma rrugët e mundshme për uljen e dënimit me para dhe ndryshimin e masës së shqiptuar me burgim në arrest shtëpiak, Ridvan Murati ka marrë vendim në mënyrë tërësisht individuale që të paraqitet në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit. Përderisa një gjë e tillë nuk ka ndodhur me dy lojtarët e tjerë, poashtu të dënuar me po të njëjtën masë. Tani ne jemi në pritje të ankesës së bërë për uljen e dënimeve për të tre lojtarët, duke përfshirë edhe Ridvan Muratin. – Të gjitha këto shpenzime deri më tani, kanë kapur shumën në vlerë mbi 150.000 dinar e të cilat janë mbuluar nga klubi. Këto janë rrugët që kemi ndjekur si klub edhe pse të mundimshme, por pavarësisht kësaj ne nuk mund të pajtohemi asesi me vendimet e gjyqësorit edhe pse ai funksionon si i pavarur. Për vendimin në fjalë ka qenë e njoftuar edhe Bashkësia Lokale e Tërnocit.  – Lidhur me shkrimin në portalin informativ www.bujanoci.net të publikuar para rreth një jave, i cili si duket më tepër ka përbazë përhapjen e informacioneve të rrejshme se sa informimin e drejtë të qytetarëve, shprehim keqardhjen tonë për nivelin e vetëdijes së ulët të administratorëve të faqes. Ne nuk do t’i kushtojmë aspak vëmendje publikimeve të tilla, ngaqë mjafton të shikohet përmbajtja gjuhësore e atyre shkrimeve dhe të nxirret përfundimi mbi profesionalizmin e tyre. Përveç kësaj, i ftojmë që të përcjellin aktivitetet, ndeshjet si dhe sukseset e talenteve premtuese të KF “Tërnocit”, për hir të familjarëve, tifozëve dhe angazhimit të atyre djelmoshave, thuhet në komunikatë/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com