KF Tërnoci, fabrikë e lojtarëve, Dominat Ramadani fillon në superligën e Maqedonisë në u 19
14:50 | 09 Tetor 2017

Dominat Ramadani nga Tërnoci i Bujanocit  tashmë ka filluar të luaj në superligën e Maqedonisë në u 19. Klubi Futbollistik”Tërnoci” gjithnjë ka qenë vatër e talenteve dhe lojtarëve të cilët tashmë lujanë nëpër klube të ndryshme në rajon e gjetiu. Njëri nga talentët e këtij klubi është Dominat Ramadani i cili tashmë ka filluar të luaj në superligën e Maqedonisë, në u 19. Ramadani po tregon talentin e ti të një lojtari në  skuadrën e KF “Milano”  të Kumanovës.  Që nga angazhimi i tij në KF “Milano”,  Ramadani ka  luajtur në ndeshjen kundër  Fc Pelister u19 më pas kundër  KF” Vardar” dhe     Pobedes(Prilep). Dominat Ramadani hapat e para të futbollistit  i ka mar në shkollën e futbollit në KF”Tërnoci” me çrast një kohë ishte dhe lojtar i këtij klubi e ndërkohë ka luajtur edhe   në Kf ” Drita”  u19 të Gjilanit./Lugina Press/
Françeska Jaçe