KF “AS” radhit fitoret

0

Pas fitore si mysafirë në Prokuple, klubi i vetëm shqiptarë që garon në ligën e dytë të Sërbisë në FUTSALL, KF “AS” nga Bujanoci ka arritur të realizojë edhe fitoren e dytë në Bujanoc, duke mposhtur KF “PIROT”-in nga Piroti i cili për dy vite radhazi ka garuar në ligën e parë të Sërbisë në FUTSALL.

foto AS

Pjesa e parë është kryer me rezultat 6:3 në favor të vendasve, ndërsa pas një barazimi 6:6 futbollistët e “AS”-it arritën që ti shënojnë edhe dy gola 8:6 kështu duke i radhitur edhe 3 pikë të tjera në tabelë. Vlenë të theksohet se në dy ndeshjet e para të këtij sezoni djelmoshat e “AS”-it kanë shënuar gjithsej 15 gola në dy fitore të suksesshme, dhe aktualisht radhiten të parët në tabelë./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com