KF “AS” nis sezonin me fitore

0

Klubi i vetëm shqiptarë që garon në ligën e dytë të Sërbisë në FUTSALL e ka nisur sezonin me fitore të shkëlqyeshme, duke arritur që si mysafirë të fitojë 3 pikët e para.

1393723_10204576151274990_8531881171304437348_nDjelmoshat e KF “AS” kanë treguar një lojë interesante dhe kështu kanë arritur që ta mposhtin në vendin e vetë KF “Dollap” nga Prokupla me rezultat 3:7 dhe kështu i kanë siguruar ekipit qysh në lojën e parë, tri pikët e para. Në këtë ndeshje golat për KF “AS” i kanë shënuar: M. Demiri 2, F. Agaj 1,  M. Trajkovic 2 dhe M. Kërstic 2 gola. Trajneri i klubit Xhelal Mustafa, pas ndeshjes ka thënë se, “ky është një rezultat i pritshëm i futbollistëve të KF “AS” sepse përgaditjet e deritanishme kanë qenë intenzive dhe të gjith lojtarët kanë qenë në formën më të mirë” Mustafa shpreson se këtë sezonë klubi do të korrë rezultatet të mira dhe pretendojnë një ligë më lartë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com