Këtu do të luhet ndeshja Shqipëria – Serbia? (Video)

0

Vendimi për rikonstruksionin e këtij stadiumi tashmë është marrë zyrtarisht dhe projekti po vihet në jetë. I ideuar dhe krijuar nga një arkitekt gjermano-australian, stadiumi i ri i Shkodrës do të ketë një imazh origjinal, jo imitimin e një stadiumi tjetër.

auto_loro-borici1428260371

Shefi i Investimeve të Infrestrukturës Sportive në FSHF, Arben Dervishaj dhe i ngarkuari nga Federata për ndjekjen e punimeve tregon se si do të ndryshojë stadiumi aktual me projektin e ri.

“Stadiumi “Loro Boriçi” do të kthehet në një stadium të kategorisë së katërt, në të cilin mund të luhen edhe ndeshje të Champions League. Tribuna ekzistuese do të prishet tërësisht, bashkë me dy anësoret dhe mbi të do të ndërtohet një tribunë, e cila do të ketë një kapacitet afërsisht 2550 vende. Përveç kësaj tribune do të ndërtohet edhe ajo anësore, e cila i mungon këtij stadiumi dhe do të ketë një kapacitet 2500 spektatorë. Gjithashtu do të ndërhyhet në rikonstruksionin e tribunave ekzistuese. Sipas llogaritjeve të projektuesit, kapaciteti i këtij stadiumi do të jetë 17500 spektatorë”, shprehet Dervishaj.

Ndërhyrja në këtë stadium është parashikuar të kushtojë rreth 12 milionë euro, diçka më tepër se dyfishi i projektit të stadiumit “Elbasan Arena”, ndërkohë që koha e mbetur në dispozicion, deri në ndeshjen e parashikuar, Shqipëri-Serbi që do të luhet në muajin tetor, nuk duket shumë e favorshme për përfundimin e projektit të plotë.

“Jemi një muaj me vonesë, por nëse do të punojmë minimumi me dy turne shpresojmë se mund ta kapim kohën. Më pas mbetet për t’u parë, nëse deri në atë kohë do ta përfundojmë të gjithin. Ndoshta ne mund të përfundojmë dy fazat e para, tribunën qendrore dhe tribunat ekzistuese, ndërsa nëse nuk kapim afatet për tribunat e tjera nuk do të na prishte punë, pasi kapaciteti do të jetë vetëm 2500 spektatorë më pak”, tha shefi i Investimeve në FSHF. / Top Channel

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com