Këto ushqime mund të përdoren edhe pas afatit të përdorimit!

0

Afati i përdorimit i ushqimeve të caktuara, të cilat sipas ligjit duhet të shënohen në mënyrë të qartë në produkt, nuk është një tregues real i cilësisë së ushqimit, thonë ekspertët britanikë.

Shumica e artikujve ushqimorë nuk janë të dëmshëm për t’u përdorur edhe pas afatit të skadencës në paketim. Këto janë produktet ushqimore që mundeni lirisht t’i përdorrni:

Vezët

Në qoftë se ruhen siç duhet, do të thotë në frigorifer, vezët mund të përdoren prej tri deri në pesë javë. Kini kujdes që të hiqni nga frigoriferi vetëm ato vezë që do t’i konsumoni, pasi prishja e tyre shkaktohet nga qëndrimi në temperaturën e dhomës.

Qumështi

Një javë pas afatit të shtypur në paketim, qumështi mund të mbetet i pijshëm dhe i shëndetshëm për t’u përdorur. Prishja vërehet qartë – në qoftë se e ndryshon shijen, erën apo pamjen, do të thotë se është prishur.

Keçapi

Nëse e mbani keçapin në frigorifer, mund të mbajë cilësinë e tij dhe deri në gjashtë muaj! Vaj i ullirit

Afati i përdorimit të vajit të ullirit është dy vjet. Në mënyrë që të mbajë vlerat ushqyese, rekomandohet mbajtja e tij në një vend të ftohtë dhe të errët ku nuk do të prishet.

Kastraveci turshi

Afati i përdorimit të e kavanozit të hapura me kastravec turshi është një vit – nëse e mbani në frigorifer. I njëjti rregull vlen edhe për ullinjtë.

Uthulla

Afati i përdorimit për uthull pothuajse nuk ekziston. Nëse vjen te ndonjë ndryshim në ngjyrë ose sediment, ajo është ende e sigurt për t’u përdorur.

Mjalti

Mjalti i mirë nuk i humbet vetitë sa do që të qëndrojë, kështu që është i mirë për aq kohë sa nuk është konsumuar.

Kafeja

Kafeja në paketimin e hapur dhe e keni harruar është e mirë për t’u përdorur prej tre deri në pesë muaj, pas skadimit të datës së përdorimit. Kokrra e kafesë nuk i humbet vetitë edhe pas gjysmë viti.

Gjalpi

Dy javë pas përfundimit të afatit të përodrimit, gjalpi është i sigurt për konsum. Në frigorifer mund të qëndrojë deri në nëntë muaj.

Mëlemsat Kanella, piperi i zi, piper i kuq … pothuajse të gjitha mëlmesat mbajnë vetitë e tyre edhe dy vjet pas afatit të skadencës! Është e rëndësishme që të ruhen në enë qelqi dhe në një vend të thatë dhe të errët./Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com