Këto shenja ju tregojnë që keni afër një person të vdekur
14:57 | 19 Mars 2016

hija

Është shumë e vështirë të humbësh dikë që e ke dashur shumë. Edhe pse ky person nuk është më fizikisht me ju, dashuria që ndjeni për të ju bën të mendoni që e keni afër, shkruan higherperspectives.com, transmeton Gazeta Express.

Ju e ndjeni erën e atij personi Ka shumë mënyra për të zbuluar se a e keni afër shpirtin e ndonjë personi të vdekur. Njëra nga këto mënyra është parfumi. Nëse po e ndjeni erën e njëjtë si atëherë, është shenjë se e keni afër këtë person që tashmë e keni humbur. Ky person ju vjen në ëndrra Kjo është njëra ndër shenjat më të zakonshme që ju ndodh kur humbni një person të dashur. Disa gjëra tuajat zhduken pa pritur Ju për pak sa nuk çmendeni kur e shihni se disa gjëra që i keni lënë në një vend të caktuar nuk janë më. Ndoshta ato i ka marrë dikush nga familjarët që jetojnë me ju, por juve ju duket se është personi I vdekur që po ju shqetëson, transmeton Gazeta Express. Ju vijnë mendime të pazakonshme Po ju vijnë mendime të çuditshme në mendje? Kjo është një nga shenjat që ju po jetoni pranë personit që keni humbur./Gazeta Express/ Përktheu: Merita Miftari
Aurela Hoxha