Këto pishina do të jenë trend këtë verë! Mësoni si ta ndërtoni një
14:16 | 29 Maj 2017

Çdo verë, të gjithë kemi dëshirë të jemi afër ujit, për t’u freskuar ose thjeshtë relaksuar afër një burimi.

Arsyeja për këtë është e qartë: moti i nxehtë dhe i thatë. Por zgjidhja për këtë verë që po vjen është e thjeshtë: një pishinë të veçantë në oborr. Por çfarë ndodh nëse nuk e keni hapësirën ose paratë për ta ndërtuar një pishinë në shtëpi? Mënyra më e lehtë është që ta krijoni vetë një pishinë, duke përdorur një rezervuar metalik si ky më poshtë, transmeton Gazeta Express. E gjitha çfarë ju duhet për të ndërtuar një pishinë të tillë është: -         Një rezervuar pishine me diametër 3m -         Turielë për t’ia bërë vrimat rezervuarit (vrimat për mbushje me ujë dhe zbrazje) Dhe më pas vetëm e gjeni hapësirën e përshtatshme në oborr dhe filloni përgatitjet për një pishinë si në fotot më poshtë:
Françeska Jaçe