Këto janë të mirat që i sjell ecja shëndetit
20:00 | 06 Tetor 2018

Studime të shumta tregojnë se disa minuta ecje në ditë mund të ju transformojë, shëndetin, trupin dhe mendjen.

Kështu nëse gjatë ditës ecim për 30-60 minuta shumicën e ditëve të javës, kjo ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Përfitime tjera shëndetësore që mund t’i keni nga ecja janë edhe ulja e rrezikut për fraktura në kocka për 43%, nëse gjatë javë praktikojmë ecje.

Sigurisht shqetësim kryesor i juaji mbetet pesha trupore, andaj nëse ecni 60 minuta në ditë mund të keni më pak probleme me peshën tuaj trupore.

E ecja nga 30 minuta në ditë mund të zvogëlojë mundësitë e goditjes në tru.

3 here nga 40 minta në javë na ndihmon shumë të përmirësojmë kujtesen.

Poashtu na ndihmon shumë edhe në anën shpirtërore pasi që na largon depresionin.

Alesia Bami