Këto aplikacione ju gjurmojnë në telefon
14:52 | 14 Dhjetor 2017

Një studim ka zbuluar se disa nga aplikacionet më të popullarizuara të App Store dhe Play Store gjurmojnë të dhënat e përdoruesve pa lejen e tyre. Studiuesit kanë gjetur një softuer të fshehur gjurmues në më shumë se 300 aplikacione në Google's Play Store. Hulumtimi fokusohet kryesisht në Play Store të Google, por shumë nga aplikacionet janë gjithashtu në dispozicion në iOS, duke i bërë kërkuesit të besojnë se këta ndjekës të fshehur janë të pranishëm edhe në versionet e aplikacioneve në iPhone. Studiuesit e organizatës Exodus Privacy ka zbuluar 44 gjurmues të ndryshëm të pranishëm në më shumë se 300 aplikacione. Aplikacionet sikurse janë Uber, Tinder, Spotify, Twitter dhe Snapchat janë konfirmuar të kenë një softuer të fshehur aktiv në sfond. PayPal, Wells Fargo, American Express, Discover, Aetna, WebMD po ashtu është zbuluar se bëjnë pjesë e këtij grupi. Shumica e gjurmuesve është vërtetuar se mbledhin të dhëna të përdoruesve. Softuer gjurmues janë gjetur edhe në aplikacione sikurse janë AccuWeather dhe The Weather Channel. Për më tepër, gjurmuesit grumbullojnë të dhëna për të krijuar profile më të sakta të përdoruesit për reklamime, por disa gjurmues mund të përdoren për qëllime të këqija, transmeton KosovaPress. Shumë aplikacione VPN - të tilla si NordVPN dhe CyberGhost - përdorin gjurmuesit që mbledhin të dhëna anonime mbi përdoruesit e tyre dhe ndajnë ato të dhëna me palët e treta, por jo edhe TunnelBear VPN. Nëse jeni të shqetësuar që të dhënat e tua u dërgohen zhvilluesve të aplikacioneve, mund të konsideroni vetëm mbajtjen e aplikacioneve që përdoren në mënyrë aktive në telefonin tuaj të mençur. Fshini aplikacionet që nuk i përdorni, kështu që ata nuk mund t'i ndjekin të dhënat tuaja. Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se çfarë leje ua jepni aplikacioneve kur t'i instaloni në telefon.
Aurela Hoxha