Këtë javë vendoset e ardhmja e Rodgers

0

Krerët e Liverpoolit do të zhvillojnë një takim me Brendan Rodgersin këtë javë për të vendosur rreth të ardhmes së tij.

k-euml-t-euml-jav-euml-vendoset-e-ardhmja-e-rodgers_hd

Është spekuluar se trajnerit irlandez mund t’i tregohet dera, megjithatë vendimi do të merret pas takimit me kryetarin Tom Werner dhe drejtorin Mike Gordon. Derisa pronari John W. Henry nuk do të marrë pjesë në takim.

Liverpooli nuk i arriti objektivat këtë edicion dhe dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve duke pësuar një rënie për dallim nga sezoni i kaluar.

Jurgen Klopp është përmendur si zëvendësues i mundshëm i Rodgers, mirëpo ai ka vendosur të pushojë pas largimit nga Borussia Dortmundi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com