Këta janë dy ushtarët francezë që dhanë jetën për shpëtimin e pengjeve
22:56 | 10 Maj 2019

Cedric de Pierrepont dhe Alain Beroncello, janë dy ushtarët të cilët vdiqën gjatë luftimeve për shpëtimin e këtyre pengjeve, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ushtria Franceze, njoftoi se të dy ushtarët kishin marrë nderime të mëdha gjatë ushtrimit të detyrës së tyre dhe kishin marrë njohje si karrieristë të gjatë të ushtrisë franceze.

Ata kishin marrë edhe çmimin më të madh të ushtrisë franceze, Medaljen e Nivelit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare.

Të dy këta ushtarë, dhanë jetën e tyre për shpëtimin e pengjeve, gjatë një aksioni që u organizua përmes ndihmës së agjencive të inteligjencës së ushtrisë amerikane.

Gjatë këtij aksioni, u vranë katër rrëmbyesit e pengjeve.

Sipas raporteve të autoriteteve të Burkina Fasos, pengjet e shpëtuar ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore.

 

Alesia Bami