Kështu u arrestua “çetniku amerikan”, e pret dënimi i përjetshëm (Video+Foto)

0

auto_qetnniku1414763308

I arratisuri më i famshëm në Shtetet e Bashkuara, Eric Frein, i njohur si “çetniku amerikan”, u arrestua pa asnjë kusht, pas gati shtatë javë fshehje.

U sjellim detajet e arrestimit të “çetnikut amerikan”.

Ai është i dyshuar për vrasjen e një polici, ndërsa u dorëzua pa edhe një të shtënë të vetme, edhe pse ishte i armatosur dhe i fshehur në një hangar të braktisur të aeroportit në Buck Hill, Pennsylvania.

Kërkimi për të zgjati 48 ditë, ku për këtë operacion u angazhuan më shumë se një mijë policë dhe agjentë. Frein është futur edhe në listën e FBI-së prej dhjetë personave më të kërkuar në SHBA, ku për çdo informacion rreth vendndodhjes së tij ishin ofruar rreth 175 mijë dollarë.

“Ne mund të konfirmojmë se Eric Frein gjendet në paraburgim. Më shumë informacion rreth kësaj do të jepen në kohën e duhur”, ka njoftuar policia e Pennsylvania-s.

Eric Matthew Frein, ish-student i gjuhës ruse dhe serbe, kujtojmë se po akuzohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri më 12 shtator të këtij viti.

Ekipet speciale të policisë për disa javë e kanë kërkuar në malin e Ponoko, ku u shfrytëzua edhe tullumbacja për monitorim, ndërsa disa shkolla u mbyllen, madje edhe popullatës lokale ju ndalua gjuetia.

Frein ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi u zbulua se i takon një grupi që “imiton” ushtrinë serbe, ndërsa gjatë kontrollit në pyje kanë gjetur edhe bishtat e cigareve nga rajoni. Në fotografi kryesisht shihet i veshur me uniformë të ushtrisë serbe.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com