Kështu mund t’i largoni shenjat e krijuara në bark pas lindjes

0

Pjesa me e madhe e femrave pas lindjes përballen me problemin e shenjave në bark. Këto shenja, edhe pse nuk shkaktojnë dhimbje dhe janë jo të dëmshme, mund të jenë të pakëndshme për syrin.

Nëse jeni një nënë e re dhe shqetësoheni se mund t’i keni këto shenja direkt pas lindjes së fëmijës suaj , më poshtë janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në parandalimin e tyre.

Pini shumë ujë

Pirja e ujit nuk ndihmon vetëm në hidratimin e trupit, por do t’ju bëjë të ndiheni më të freskët dhe të lehtë. 8-10 gota ujë në ditë janë të rekomanduara. Duhet pasur parasysh se një lëkurë e hidratuar është më elastike, e shëndetshme dhe krijon më pak shenja pas lindjes.

Mbani një dietë të shëndetshme

Ushqimet e pasura me antioksidues janë një zgjidhje e shkëlqyer për elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu edhe ushqimet që përmbajnë vitaminat A dhe E ndihmojnë shumë.

Bëni rregullisht ushtrime të lehta

Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë që të ruani elasticitetin e lëkurës, një qarkullim më të mirë të gjakut dhe që të mos shtoni shumë në peshë gjatë shtatzënisë.

Bëni kujdes më peshën

Sa më shumë peshë të fitoni, aq më i madh është probabiliteti që të mbeteni më shenja pas lindjes.

Hidratoni vazhdimisht lëkurën në pjesët ku ka më shumë mundësi të shfaqen shenja

Përzgjidhni më kujdes produkte të prodhuara posaçërisht për gra shtatzëna. Rekomandohet vaji i kokosit dhe qëndroni larg produkteve që përmbajnë kimikate të forta, që mund të thajnë lëkurën.

Merrni një furçë të përbërë nga fije natyrale dhe kalojeni në të gjithë trupin, nga këmbët deri tek zemra, me qëllimin që të largoni qelizat e vdekura. Pasi të mbaroni, bëni një dush që të qetësohet lëkura.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com