Kështu i cakrron gotat me alkool Haradinaj në iftarë te Behgjet Pacolli
15:59 | 13 Qershor 2018

Zëvendëskryeministri që njëkohësisht është edhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, për çdo vit bëhet temë me agjërimin e Ramazanit. Ai njihet si mysliman i përkushtuar së bashku me familjen.

E në këtë muaj të shenjtë për myslimanët, Pacolli kishte vendosur ta organizoi një iftar të madh, duke ftuar qeveritarë e ambasadorë, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, ndonëse feja islame që e praktikon Pacolli e ndalon alkoolin, ky i fundit nuk hezitoi t’ua servojë mysafirëve që i përkasin feve të tjera. As diplomatët e huaj nuk përtuan ta pijnë si zakonisht, ndonëse ishin të ftuar në një tryezë iftari.

Hezitim nuk pati as kryeministri Ramush Haradinaj, i cili shihet teksa gostit me gotën me verë në tavolinën që Pacolli kishte servuar për iftar. Haradinaj ishte në tavolinë me ambasadorët e Amerikës, Francës, shefen e BE’së dhe fytyra të tjera të njohura të diplomacisë.

Në fotografitë e publikuara nga darka e iftarit shihen qindra persona, e po ashtu dhjetëra të tillë shihen teksa konsumojnë alkool.

Sidoqoftë, Haradinaj nuk ka hezituar as më herët ta thotë në publik qasjen e tij ndaj fesë islame, për të cilën gjë u kritikua mjaft shumë nga komuniteti mysliman. Haradinaj po ashtu ka pranuar edhe se është adhurues i alkoolit. Ai ka pranuar vetë që e konsumon mjaft shumë.

Ndryshe, Pacolli flet për agjërimin e tij çdo vit duke thirrur iftar tradicional. Javë më parë profesori universitar Enver Hasani, e kishte akuzuar Pacollin se kishte sjellë në politikën kosovare ‘shkollën ruse’, që nënkuptonte futjen e fesë në diskursin politik.

Aurela Hoxha
S