Kështu e bindi Chelsea, Fiorentinën për Cuadradon

0
Anësori Juan Cuadrado, po kalon orët e fundit si lojtar i Fiorentinës. Kolumbiani, do të jetë transferimi i ri i Jose Mourinhos, shkruajnë mediat në Itali.

Skuadra italiane Fiorentina, ka mbetur prapa kërkesave për Cuadradon që kishte edhe gjatë verës për United dhe Barcelonën, duke mos hequr dorë nga shumë 35 milionë.

Sipas mediave në Itali, Chelsea i ka ofruar Fiorentinës 31 milionë euro, me dy milionë euro bonuse që do të paguhen në sajë të suksesit të klubit dhe huazimin e Salahit për 18 muaj.

Kjo ofertë, ka bindur vëllezërit Dellavalle, që të heqin dorë nga ylli i skuadrës së tyre, i cili nesër pritet të udhëtoj në drejtim të Londrës, për të kompletuar transferimin./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com