Kështu dështoi iPhone X në prezantimin e Apple (Video)
14:48 | 15 Shtator 2017

Apple ka shënuar 10 vjetorin e iPhone me një celular të veçantë të quajtur iPhone X.

I prezantuar në ngjarjen e Apple në teatrin Steve Jobs nga Tim Cook, ai tha: “Është mahnitëse se sa shumë iPhone ndikon çdo ditë në botë”. iPhone X ishte subjekt i shumë thashethemeve për shumë muaj, dhe tani ai është publikuar zyrtarisht, transmeton Gazeta Express. Por, gjatë prezantimit, ky iPhone i ri pati një problem i cili e vuri në siklet prezantuesin e Apple. Veçoria e re, Face ID, ajo për njohje të fytyrës, dështoi në prezantim. Shikojeni videon më poshtë për ta parë momentin e sikletshëm:

Alesia Bami