Këshilli Penal refuzon ankesën, Gruevski duhet të shkojë burg
18:36 | 09 Nentor 2018

Vendimi tashmë është konfirmuar dhe u është dorëzuar palëve, mëson Alsat.

Vendimi do hyjë në fuqi menjëherë pas pranimit nga ana e tyre, dmth palës mbrojtëse dhe vet Gruevskit.

Pas këtij vendimi, Gruevski duhet të paraqitet për të vuajtur dënimin prej dy vite e gjysmë në burgun e Shutkës.

Alesia Bami