Këshilli komunal për siguri, vlerëson se situata është stabile në krahasim me më parë

0

Nën kryesimin e kryetarit të kuvendit komunal Jonuz Musliut është mbajt sot mbledhje kshillit komunal për siguri, ku si pik e vetme në ktë mbledhje ishte shqyrtimi i situatës së sigurisë në teritorin e komunës së Bujanocit.

Bujanovac

Padyshim që në ktë mbledhje prezantoi edhe kryeshefi i staionit policor në Bujanoc Dragan Veiçkoviç i cili në foltore sqaroi në pika të shkurtëra situatën aktuale në komunën e Bujanocit e ndër të tjera, ai vlersoi se, “aktualisht mund të them se situata është më stabile në 6 mujorin e fundit krahasuar me vitet e kalura”, ndërkaq ai vlersoi se për problemet e dukurive negative sa i përket lëndëve narkotike, vjedhjeve dhe aksidenteve nuk duhet vetëm policia të merret me këto problem, por për të përmirësuar gjendjen nga këto dukuri nevojitet pjesmarrje edhe e organeve të tjera, shtoi Veliçkoviç duke thënë se, ne jemi duke e bërë punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jemi të përgaditur mirë për të vepruar apo marr masa gjithkund aty ku e kërkon nevoja. Nga kryesuesi i kësaj mbledhje Jonuz Musliu për kryeshefin Veliçkoviç u shtrua pyetja e problemit të pasivizimit të vendbanimeve, problem ky i cili po preokupon mjaft shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndërsa përgjigja e kryeshefit të stacionit policor ishte se askush nuk shlyhet nga evidence, por ekipet policore të cilat kryejn verifikimet në teren kanë ardhur në përfundim se personat e caktuar nuk janë banorë të vendevebanimeve të caktuara dhe ka ardh deri tek mosevidentimi i tyre./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com