Këshilli komunal ndan 740.000 dinarë për sanimin e deponive të egra në komunën e Bujanocit

0

Në seancën e 10-të të kshilllit komunal të Bujanocit e cila u mbajt sot nën kryesimin e kryetarit të komunës dr.Nagip Arifi, u shqyrtuan dhe aprovuan 11 pikat e propozuara të rendit të ditës.

deponia BUjanoc

Pika e parë e ksaj seance kishte të bjë me ndryshimin dhe plotësimin e programit mbështetës të politikave bujqësore dhe zhvillimit rural të komunës së Bujanocit për vitin 2015, kurse pika tjetër më me rëndësi ishte prpozim konkluzioni për zbatimin e masave për zvoglimin e numrit të qenëve endacak dhe të braktisur në teritorin e komunës së Bujanocit, si dhe pika e 6 ishte propozim për sanimin e deponive të egra për të cilat është vlersuar sanimi në shtatë lokalitete ndërsa vlera e këtij projekti sipas vlersimit të punëkryesit apo ndërmarjes publike komunalia është 740 mijë dinarë. Nga ana e zëvendës kryetarit të komunës Stojanca Arsiq u propozua që komisioni të dalë në teren dhe të shoh gjendjen në të gjitha vendbaimet e komunës së Bujanocit pasi që sipas tijë nuk janë vetëm 7 lokalitete, por ka edhe fshatra të tjera të cilat kanë nevoj për sanimin e deponive, kështu që kjo pik u votua me ketë marrveshje. Ndërkaq sa i përket pikës së 7 apo propozim aktvendimit për formimin e komisionit për vlersimin e projekteve dhe programeve për mediumet e informimit në komunë të Bujanocit nga ana e kshilltarëve u votua komisioni i përbërë prej tre anëtarëve si: Zoran Veliçkoviq nga Vranja, Hasan Hasani nga Presheva si anëtarë nga shoqata e gazetarëve si dhe Fejzi Beqiri nga pushteti lokal i Bujanocit, vlen të ceket se kryetari i këtij komisioni mbetet të zgjidhet në mledhje e parë të mbajtur nga komisioni i sapoformuar. Në mesin e pikave të rendit të ditës ishte edhe kërkesa e entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” për ndarje të mjeteve finansiare ku nga buxheti komunal për këtë institucion parashkollorë u ndanë mjete prej 70 mijë dinarë. Krejt në fund si zakonisht kërkesa për ndihmë finansiare ku gjithsej ishin 30 kërkesa nga qytetarët e kësaj komune, ndërkaq nga ana e kshilltarëve dhe kryesuesit të seancës u vlersua që mos të refuzohen këto kërkesa por të iu ndahen mjete prej 5000 din më përjashtim të rastit të Rasim Avdijit nga Turia të cilit iu ndan mjete prej 30 mijë dinarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com