Këshilli Komunal me kërkesa konkrete ndaj shtëpisë së shëndetit

0

Nën kryesimin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit u mbajt sot senca e dytë e këshillit komunal për këtë vit, ku gjithsej u shqyrtuan 14 pika të rendit të ditës. Ndër pikat më të diskuteshme ishin programi i punës së Shtëpisë së shënditit në Bujanoc me planin finaciar për vitin 2015, ku nga kryetarit Arifi u kërkua që me propozimet e kshilltarve të plotësohet ky progarm, sikurse që u kërkua nga ana e Këshillit komunal, hapja hapja e ambulantës në fshatin Letovic, pastaj në mundësi të kushteve të rregullohet ngrohja qëndrore në ambulantën e fshatit Konçul dhe ndertimi i kanalizimit në ambullanten e fshatit Breznic.

DSCN7108Nga shtëpia e shëndeti në Bujanoc u parashtrua dhe kërkesa për mjete finaciare, për riparimin e aparaturës së ulëtrazërit, gjë që siç tregon dhe sekretari i këshillit komunal të Bujanocit Murat Dalipi, kjo pikë është tërhequr nga rendi i ditës. Edhe pika e dytë ku u propozua rregullorja për finacimin, kriteriumet dhe procedurat për ndarjen e mjeteve financiare për mediumet në komunën e Bujanocit, është shqyrtuar nga ana e këhsilltarëve dhe më pas është aprovuar me prejashtim të disa ndryshimeve në nenet e rregullorës, mbi kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve për informim publik të rëndësisë lokale. Gjithashtu u aprovua dhe shqyrtimi i punës së Drejtoratit për finaca për vitin 2014. Anëtarër e Këshillit kanë shqyrtuar dhe raportin e punës së drejtoratit të administratës lokale tatimore për vitin 2014, e cila u aprovua nga këshillatrët komunal, ndërsa u kërkua nga ana e kryetari që komisioni mbi vlersimin e pronave të bëjë vlersimin e taksapaguesve në gjithë teritorin e komunës së Bujanocit, me kusht që të gjithë taksapaguesit të paguajë pronat e tyre pa përjashtim. Deri më tani numri i taksapaguesve është 9.700 sosh në komunën e Bujanocit. Gjat shqyrtimit të raportit të punës së avokaturës publike komunale për vitin 2014, është potencuar se një kontekst gjyqësor i komuës i cili është kthyer në rigjykim dhe sipas kryetarit Arifi gjasat janë maksimale që nga ky kontekst ti rikthen mbi 1.200.000 dinar në buxhetin e komunës. Ndër pikat e tjera ishte dhe propozim aktvendimi për formimin e komisionit për vlersimin e projekteve dhe programve për mediumet dhe informimin në komunën e Bujanocit për vitin 2015, ku në këtë komision u propozuan për kryetar Fejzi Beqiri, ndërsa anëtar Abedin Raçipi, Ahmet Kadriu, Maja Stojanovic dhe Aleksander Janiq. Këhsilltarët aprovuan edhe kërkesën e shoqatës së grave afariste të Bujanocit për sufinasimin e projektit. Në fund të rendit të ditës u aprovua dhe kërkesa e puntorisë “Omorika” nga Bujanoci për ndim finaciare emergjente, në këtë rast kryetar Arifi, potencoi se kërkesat nga ana qytetarve do të shqyrtohen në vazhdim me komisione./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com