Këshilli Komunal mbanë seancën e rregullt, diskutohet për zvogëlimin e buxhetit

0

Për seancën e pesëmbëdhjetë me radhë të këshillit komunal sot ishin paraparë 11 pika të rendit të ditës të cilat njëzërit u aprovuan nga anëtarët e këshillit komunal i udhëhequr nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Për këtë seancë pika më e rëndësishme ishte propozim vendimi mbi rebalansin e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2014, buxheti i cili ishte paraparë për vitin 2014 në të hyrat vetanake të komunës së Bujanocit ka zvogëlim për 47 milionë dinarë për tatimin e pagave.

Skupstina-opstina-Bujanovac

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sa i përket pikës së lartëpërmendur gjatë zhvillimit të seancës së këshillit tha se, që të kemi të hyra më shumë, që komuna e Bujanocit të jetë në gjëndje të mirë duke pasë parasysh krizën globale ekonomike dhe duke u bazuar në zvogëlimin e të hyrave të buxhetit komunal për vitin 2014 të komunës sonë e vetmja mundësi apo shpëtim është që të paguhen taksat, e mbi të gjitha ato në pronësi. Sipas sekretarit të këshillit komunal Murat Dalipit kemi rritje të tatimit në pasuri të patundshme për 15 përqind sepse dy vitet e fundit nuk kemi pasurë rritje. Ndërkaq kërkesës së NP “Komunalia” për furnizim me shporta shtëpiake për mbeturina dhe konteiner të mbeturinave iu ndanë mjete nga buxheti komunal me vlerë 500 mijë dinarë, RTB-së kërkesa e të cilit ishte për mjete finansiare të realizuara nga marketingu Iu ndanë 46.800 dinarë si dhe “PreFotos” apo konkursit ndërkombëtar të fotografisë për realizmin e projektit nga Presheva iu dha një ndihmë financiare me vlerë 50 mijë dinarëve. Edhe gjatë kësaj seance nuk munguan kërkesat e qytetarëve, kësaj here ishin vetëm tre persona që përfituan gjithsejt 60 mijë dinarë, 40 mijë dinarë iu ndanë Sabedin Bajramit nga fshati Breznicë, kurse nga 10 mijë dinarë iu ndanë Demir Ademit nga fshati Tërnoc si dhe Sabedin Osmanit nga fshati Konçul./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com