Këshilli komunal mbajti mbledhjen e rregullt

0

Nën kryesimin e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit antarët e Këshillit komunal të komunës së Bujanocit, sot kanë mbajtur seancën e gjashtëmbëdhjetë me radhë. Sipas procesverbalit në rend dite ishte programi i punës dhe ai financiar i Ndërmarrjes Publike “Komunalia” për vitin 2015, ku antarët kanë shqyrtuar programin dhe është aprovuar njëzëri.

60

Pastaj ishte taksa lokale komunale për vitin e ardhshëm, taksa këto që nuk kanë lëvizje përpos në regjistrimin e makinave që ka lëvizur për dy apo tre për qind, ndërsa sipas Arifit taksat e përgjithshme varësisht nga tarifat kanë një rritje prej 5 deri në 10 %. Në seancën e këshillit është shqyrtuar edhe propozim vendimi mbi kriteret dhe masat e përcaktimit të qirasë dhe të kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2015 dhe propozim vendimi mbi kompensimin për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor në komunë e Bujanocit për vitin e ardhshëm. Pika e pestë ishte propozim vendimi mbi taksat administrative komunale për vitin 2015 dhe në këtë çështje nga prilli i vitit të ardhshëm do të hiqet nga komuna vërtetimi mbi kontratat e shitblerjeve të makinave, të banesave apo lokaleve në komunë që ishte një taks 100-200% më e lirë se sa në gjykatë, nga prilli qytetarët do të kenë shumë probleme në këtë drejtim sepse, notari nuk ka në Bujanoc e as në Vranjë. Për këtë kryetari Arifi ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të i kryejnë kontrata deri në prill 2015. Pika e gjashtë ishte nga Ndërmarrja Publike për Ndërtim për përcaktimin e lartësisë së kompensimit, çmimit të shërbimeve të qirasë dhe të tjera të hyrat. Ndërkaq propozimi po nga direkcioni për çmimoren e shërbimit të parkingut për vitin 2015 është hequr nga rendi i ditës. Në këtë seancë janë shtuar dhe dy kërkesa të tjera si nga Ndërmarrja për Rruge “Vranje” për rregullimin e rrugës nga “Jugo Kopi” në Bozhinjec për pjesën e rërës së marrë për 1700 metra katror pa kompensim që është aprovuar nga antarët, si dhe e fundit aktvendimi për hapjen e një xhirollogarie për projektin të fituar nga Këshilli i Evropës prej 18 mijë euro./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com