Këshilli komunal i Bujanocit ka aprovuar propozim konkluzionin për anëtarësimin në organizatën “ALDA”

0

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar seana e gjashtë e këshillit  komunal të Bujanocit,  raporton Lugina Press.

 Në këtë seancë këshilli komunal i   Bujanocit   ka aprovuar propozim konkluzionin për pranimin në organizatën e këshillit  të europës “ALDA”.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi   ka deklaruar se me 3,4 dhe 5  maj jamë i ftuar në Bruskel që në mënyrë  ceremoniale të marrë  dëftesën e anëtarësimit dhe shpresojë që kjo ta ndihmoj komunën e Bujanocit të ndërtoj partneritet jo vetëm me organizatën ALDA por në tërësi më komunat më të zhvilluara në evropë.

Ndërkaq  Komuna e Bujanocit   do të paguaj   nga  600 euro në vit si anëtare në këtë organizatë.

Organizata “ALDA” ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të demokracisë lokale, krijmin e mundësive të partneritetit e komunës me komunat nëpër evropë dhe në ballkan./Lugina Press/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »