KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR DËNON SULMIN NDAJ ZËVENDËSKRYETARIT TË KOMUNËS SË MEDVEGJËS, FLORIM SAHITI.

0

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër për sulmin e ushtruar ndaj zëvendëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti.

KNSH1Sulmi i orkestruar nga huliganët dhe rrugaçët për të ndaluar proceset demokratike në Komunën e Medvegjës dhe instaluar logjikën e dhunës në institucione është i papranueshëm, nga se zgjedhja bëhet përmes votes, e jo përmes rrugës e dhunës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh keqardhje të thellë për abuzimin e proceseve demokratike dhe me këtë rast dënon dhunën e ushtruar ndaj zëvendëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, i cili ishte shënjestër e sulmit fizik dhe verbal të huliganëve serbë.

Ky rast edhe njëher dëshmon për një atmosferë frike dhe dhune e që në vazhdimësi Këshilli Kombëtar Shqiptar ka regjistruar si parakushte të asamilimit të shiptarëve në Medvegjë. Qeveria e Serbisë, jo që nuk po krijon kushte për kthimin e e shqiptarëve të shpërngulur në Medvegjë, por përmes partive në pushtet për më tepër fryen mostolerancën, paragjykimet, dhunën dhe krijon atmosfer abuzive. Sulmusit ndaj zëvendëskryetarit Sahiti ishin identifikuar si anëntarë të Partisë Përparimtare Serbe të kryeministrit Aleksandër Vuçiq, çfar edhe më tepër tregon për politikat diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar e konsideron këtë sulm, jo vetëm ndaj një individi apo ndaj një institucioni a funksioni, por si sulm të drejtpërdrejt ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Me këtë rast, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar të gjitha insticionet relevante kombëtare dhe ndërkombëtare. Publikisht bën thirrje Organve të rendit të ndërmarrin të gjitha veprimet për të sanksionuar sulmuesit, ndërkaq fton Qeverinë e Serbisë që publikisht t`a dënoj këtë rast dhe urgjentisht të ndërmarr veprimet për të krijuar parakushte për tu kthyer shqiptarët e Medvegjës në vatrat e veta. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar fton OSBE-në dhe gjithë mekanizmat ndërkombëtar të monitorjnë situatën në Medvegjë nga se këto raste përmbajnë premisën e eskalimit me ç`rast shqiptarët nuk do të rrin duar kryq./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com