Këshilli Kombëtar Shqiptar, kërkesë Komunës së Preshevës për hapësira zyrash të nevojshme për këtë institucion.
12:16 | 11 Mars 2019
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) , për të dytën herë që nga konstituimi , ju ka drejtuar me kërkesë Komunës së Preshevës për hapësira zyrash të nevojshme për këtë institucion.

KKSH konsideron se  hapja e zyrave edhe në Komunën e Preshevës ka për qëllim  të jetë  edhe fizikisht prezent e që asiston në operacionalizimin e veprimtarisë së tij në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, monitorimin e zbatimit e të drejtave të shqiptarëve nga fushat përkatëse. 

Vlen të theksohet, KKSH  nuk ka  zyre as në Medvegjë e as në Preshevës. Deri më tash jemi në konsultime e sipër me komunën e Bujanocit për zgjerimin e selisë në Bujanoc si dhe me  Komunën e Medvegjës për hapjen e një zyre në Medvegjë. Komuna e Preshevës ka injoruar dhe nuk ka hasur në mirëkuptim për kërkesat e KKSH deri më tani, për zyre dhe mbështetje institucionale si dhe përfshirje  në përballjen me sfidat e vjetra dhe të reja që rëndojnë mbi shqiptarët e komunës së Preshevë. Besimplotë që kjo do të ndryshojë sa më shpejtë dhe së bashku të krijojmë ura lidhëse të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Me datë: 11.03.2019

Shërbimi për informim i KKSH-së

Kejvina Kthella