Këshilli Kombëtar Shqiptar fton qytetarët e Luginës nesër në protestë

0

Ashtu siç jeni të njoftuar ditë më par, Këshilli kombëtar shqiptar, në mbledhjen e tij të fundit ka vendosur mbajtjen e protestës paqësore e cila ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj organeve shtetërore lidhur me bllokimin e teksteve mësimore të dhëna donacion nga Kosova.

KNSH

Duke marrë parasysh refuzimin e vazhdueshëm pesë mujor nga autoritetet shtetërore serbe që kanë për qëllim mos lejimin e përdorimit të teksteve nga nxënësit shqiptar, Këshilli fton ti bashkangjiten protestës të gjithë qytetarët, përfaqësuesit instucional, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Protesta do të mbahet me datë 18 shkurt 2016, e enjte, para Terminalit Doganor në Preshevë, me fillim nga ora 12.00, me moton “Duam Libra Shqip”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com