Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc (Foto)

0

34 Besimtarë nga Bujanoci nisen për në Haxh, të cilët pritet të vizitojnë vendet e shenjta në Mekë dhe Medine për të kryer ritualin e Haxhit.

Besimtarët janë nisur para pak qasteve nga Këshilli i Bashkësis Islame ne Bujanoc duke ja mësyer aeroportit të Shkupit për në Stamboll, ku të nesërmen ne mesditë nga Stambolli do të udhëtojnë për në Xhideh, dhe më pas në Mekë.

Besimtarët u përcollën nga kryesia e Këshillit ku si kryesues i haxhive do të jetë Kryetari i Këshillit z. Sulejman Fejzullahu.
Kryetari i Këshillit S. Fejzullahu ju uroi besimtarëve haxh të pranuar dhe duke qenë si udhëheqës kërkoi nga ata dua dhe lutje te shumta.

Haxhi është një prej pesë kushteve të fesë islame, ku secili besimtar që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

Këtë vit, janë 34 besimtarë myslimanë nga Komuna e Bujanocit të cilët udhëtojn për në Haxh permes Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc, që pritet të kryejnë ritualin e haxhit, ndërkohë që çdo vit rreth 2 milionë myslimanë nga e mbarë bota, mblidhen në Qabe për të kryer këtë adhurim.

Me duanë që të kthehen shëndoshë e mirë dhe me Haxh të pranuar!

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com