Këshilla e re për prindërit që duan t’i parandalojnë alergjitë në ushqime tek fëmijët
21:20 | 19 Mars 2019

Të hënën, bazuar në një rishikim të hollësishëm të të gjitha dëshmive në dispozicion mbi këtë temë, Akademia Amerikane e Pediatrisë publikoi udhëzime të përditësuara mbi atë që funksionon dhe çfarë nuk funksionon kur bëhet fjalë për parandalimin e alergjive ushqimore dhe gjendjeve të tjera alergjike, transmeton lajmi.net.

Udhëzimet e reja vazhdojnë të legjitimojnë futjen e asaj që mendohet të jenë ushqime tejët alergjike, si: kikirikët, peshku dhe qumështi.

Nuk ka ndonjë dëshmi bindëse se vonesa e prezantimit së ushqimeve alergjike tek fëmijët më shumë se 4 deri në 6 muajsh funksionon në parandalimin e alergjive ushqimore, thotë raporti.

Përveç kësaj, ka dëshmi të forta se prezantimi i menjëhershëm i kikirikëve më herët se në muajin e katërt mund të parandalojë zhvillimin e një alergjie në këtë ushqim tek foshnjat me rrezik të lartë.

“Nuk ka asnjë arsye për t’iu vonuar dhënia e ushqimeve që janë menduar si alergjente, siç janë kikirikët, vezët apo peshku”, tha në një deklaratë Dr. Scott Sicherer, bashkëautor i raportit.

“Këto ushqime mund të shtohen në dietën e hershme të jetës, ashtu si ushqimet që nuk janë alergjene, si orizi, frutat apo perimet”, deklaroi tutje ai.

Trakti gastrointestinal është shtëpia e një grupi unik të qelizave të sistemit imunitar dhe, kur këtyre qelizave u jepet një shije e proteinave alergjike në ushqime të ndryshme, trakti merr këto proteina dhe bëhet tolerant ndaj tyre.

Dr. David Stukus, një alergjist pediatrik dhe profesor i asociuar i pediatrisë në Divizionin e Alergjisë dhe Imunologjisë në Spitalin e Fëmijëve Mbarëkombëtar, tha se kjo qëndron “për sa kohë që ushqimet që mendohen herët prezantohen herët dhe në mënyrë të vazhdueshme”.

Dhe, “herët” nënkupton periudhën kohore prej 4 deri në 6 muaj, tha Stukus, i cili nuk ishte i përfshirë në udhëzimet e reja.

Raporti gjithashtu shqyrtoi nëse ushqyerja me gji mbron nga ekzema, astma dhe alergjitë ushqimore.

Ushqyerja ekskluzive me gji për tre deri katër muaj të jetës u zbulua se ishte mbrojtëse kundër ekzemës, konkluduan autorët. Çdo sasi e ushqyerjes me gji përtej asaj kohe, u zbulua se ishte mbrojtëse kundër gulçimit në dy vitet e para të jetës dhe astmës në pesë vitet e para dhe edhe më vonë. Raporti thotë se nuk mund të arrihet në asnjë përfundim kur bëhet fjalë për ushqyerjen me gji dhe efektin e saj në parandalimin e alergjive ushqimore.

Nuk u gjet asnjë provë që shmangia e ushqimeve alergjike gjatë shtatzënisë ose gjatë dhënies së gjirit funksionon në parandalimin e gjendjeve alergjike.

Swanson, i cili ka mbrojtur gjatë idenë për prezantimin e hershëm të një shumëllojshmërie të ushqimeve tek foshnjat, përshkroi ndjenjën e mirënjohjes për udhëzimet, duke pasur parasysh ndryshimet e vazhdueshme në kuptimin e parandalimit të alergjive.

“Me të vërtetë e vlerësova gjithëpërfshirjen e këtij raporti klinik,” tha Dr. Wendy Sue Swanson, pediatër i përgjithshëm dhe shef i inovacionit digjital në Spitalin e Fëmijëve të Seattle./Lajmi.net/

Kejvina Kthella