Kësaj radhe pozita dhe opozita vendosin bashkarisht, për “RTSH Lugina” mediumi në gjuhën shqipe (Dokument)

0

Antarët e Këshllit Kombëtarë Shqiptarë janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e tretë me radhë për këtë vit të këtij institucioni nënë kryesimin e kryetarit Jonuz Musliu. Sipas proces verbalit në rend dite ishin paraparë 8 pika dhe me dy kërkesa nga shkollat fillore “Migjeni” në Caravajk dhe “Abdulla Krashnica” në Miratoc.

RTSH-620x330 foto ilustrim

Pas shqyrtimit të procesverbalit nga seanca e kaluar antarët vazhduan me punën për pikat e rendit të ditës ku në rend të parë ishte shkarimi i Elvere Salihut nga organi ekzekutiv dhe zgjedhja në këtë organ të Edmond Isufit nga radhët e Partisë Demokratike ku mori përkrahjen e shumicës së antarëve. Pastaj dy pikat e treta dhe e katërta ishin planet strategjike për këtë vit të Komisionit për Informim dhe Kulturë, ku dy kryetarët e komisioneve si Hevzi Ramadani dhe Naim Saliu elaboruan planet e këtyre komisioneve të cilët me disa propozime dhe vërejtje nga antarët u aprovuan me shumicë votash. Pika që u cilësua si më e rëndësishmja e kësaj seanca ishte pa dyshimi propozim vendimi për themelimin e Radio Televizionit për emetimin e programit në gjuhën shqipe. Kryetari i KKSH, Jonuz Musliu tha se, Këshilli ka të drejt ligjore për themelimin e një Radio Televizionit shqiptar duke kërkuar edhe ndihmën e OSBE-së që ishin dhe përfaqësuesit e tyre prezent sot. Pas elaborimit të Muslit të gjithë antarët e Këshillit si të opozitës dhe pozitës me theks të veçantë e përkrahën këtë vendim duke aprovuar dhe duartrokitur një zëri për themelimin që Radio Televizionit që do të quhet Radio Televizioni Shqiptar i Luginës i cili selinë kryesore do të ketë në Preshevë dhe studio në Bujanoc si dhe bashkëpunim edhe me Radio Medvegjën. dokumentPas kësaj ishte shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së shkollës së mesme “Sezai Surroi” më Bujanoc për dhënien e mendimit për drejtor shkolle të ushtruesit të detyrës që është tani Zejni Fejzullahut, ku mori votat e shumicës në këshill. Menjëherë pas këtij vendimi Zejni Fejzullahu duke i faleminderu për përkrahjen ka ofruar dorëheqjen e pa revokueshme nga zëvëndës kryetar i Këshillit Kombëtarë Shqiptar me arsyetimin se do të i përkushtohet shkollës të cilin ai e drejton. Fejzullahu do të i paraqes dhe me shkrim dorëheqjen e tij. Pika e shtatë ishte dhe shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc për dhënien e mendimit për drejtor të kësaj shkolle, ku ishin dy kandidat për drejtor si Selami Jakupi dhe Vahid Hiseni te cilët morën pëlqimin nga shumica. Po ashtu si shtesë të kësaj seanca ishin dhe me dy kërkesa nga shkollat fillore “Migjeni” në Caravajk dhe “Abdulla Krashnica” në Miratoc për dhënien e pëlqimit për nga tre antarët e shkollës të deleguar nga pushteti lokale./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com