Kërkohet që të formohet listë e re e antarëve të Këshillit kombëtar Shqiptar (Dokoment)

0

Në një letër kërkese drejtuar Këshillit Nacional të Shqiptarëve, kryetarit të saj Jonuz Musliu e përbërë prej 7 antarëve me nënshkrime është kërkuar që të formohet një shumicë e re prej 8 antarëve.

“Koalicioni për të drejtat e Shqiptarëve, duke llogaritur se që nga mbledhja e fundit e KKSH, por edhe më herët Këshilli kombëtar Shqiptar në përbërjen e koalicionit të dy listave (asaj “Koalicioni i shqiptarëve të Bashkuar” i formuar nga PDSH-LPD-RD dhe “Partia Demokratike – dr. sc Nagip Arifi” i formuar nga PD-BDL e ka humbur shumicën e përbërë prej 8 antarëve, paraqitemi me ofertën që përbërja e re e këshillit Kombëtar të shqiptarëve të formohet me Listën tonë prej 7 antërëve dhe juve z.Musliu si dhe me mundësinë e zgjerimit nga antarë të tjerë” thuhet në këtë kërkesë të cilën është publikuar nga RTV Spektri.

“Zotohej mi se me përbërjen e shumicës së re, detyrat e obligimet që janë në kompetencë të KKSH do të avancojnë drejt realizimit të të drejtave të garantuara me ligjet në sferën e arsimit, Kulturës, Informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com