Kërkohet paraburgim për burrin që e rrahu me kabllo gruan e tij shtatzënë
22:49 | 24 Tetor 2018

E dëmtuara Sh.I, edhe pse ishte shtatzënë, kishte marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit me një kabllo të rrymës nga bashkëshorti i saj Sh.Sh, ku si pasojë e këtyre lëndimeve është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, për tretman mjekësor.

I pandehuri ishte në arrati prej datës 19.10.2018 dhe me datë 23.10.2018 është paraqitur me vetiniciativë në Stacionin Policor në Gjakovë.

Kristin Prengaj