KËRKESË BIZNESMENËVE DHE AFARISTËTVE SHQIPTARË NË GJERMANI

0

Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë, apelon te të gjithë biznesmenët dhe firmat shqiptare, të cilat veprojnë në Gjermani, që t’u dalin në ndihmë studentëve shqiptarë të këtij universiteti nga Presheva.

11156152_972212282797309_2388377551775027217_n

Të nderuar afaristë, duke pasur parasysh politikën diskriminuese, krizën ekonomike, varfërinë e skajshme dhe papunësinë ekstreme në Luginë të Preshevës, kërkojmë sipas mundësive t’ia mundësoni rinisë studentore, punësim sezonal në shtetin e Gjermanisë.

Studentët shqiptarë të Universitetit Internacional të NP dega në Preshevë, kanë të drejt dhe leje pune në Gjermani, nga 1 korriku, deri më 30 shtator, në përputhshmëri me ligjin dhe rregulloren e shteti Gjerman, në mënyrë legale.

Mërgimtarë shqiptarë, nga gjitha viset tona, çdo herë që është paraqitur nevoja Ju keni ndihmuar, madje edhe duke rrezikuar veten, shpresoj se edhe kësaj radhe do ta merrni në konsideratë kërkesën tonë për t’u dalë në ndihmë studentëve preshevarë, në mënyrë që të rinjtë tanë të jenë aktiv dhe jo pasiv, të kenë mundësi të studiojnë dhe kontribuojnë për vendin e tyre Luginën e Preshevës e më gjerë.

Lugina dhe rinia e Preshevës, ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën Tuaj.

Me respekt,

Menaxhmenti i Universitetit Internaciona të NP dega në Preshevë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com