Kërcënimi rus: Nga ky armatim nuk ka shpëtim! (Video)

0

Presidenti rus Vladimir Putin, në të ardhmen do të ketë një tjetër armë të frikshme! Pas raketave, tankut të ri dhe nëndetëseve, ai do të ketë në dispozicion edhe armën për “shkatërrimin” raketave balistike dhe objekte të tjera fluturuese, përfshirë edhe satelitët në orbitë rreth Tokës.

Rusia

Rrezja e veprimit të armës “S-500″, do të jetë 600 kilometra. Kjo armë njëkohësisht mund të sulmojë 10 caqet balistike supersonike, të cilat lëvizin me një shpejtësi deri në shtatë kilometra në sekondë dhe do të jetë në gjendje për të goditur mbushjet e raketave supersonike.

Zëvendësministri i Mbrojtjes të Federatës Ruse, Yuri Borisov, ditë më parë tha se sistemi kundërajror i gjeneratës së pestë, “S-500″, do të përfundojë sipas planit dhe do të hyjë në përdorim operacional në vitin 2017.

Arma ka një efekt universal dhe mund të sulmojë raketa balistike, helikopterë, aeroplanë dhe objekte të tjera fluturuese, madje edhe objekteve në univers deri në 600 kilometra largësi.

Përkundër krizës ekonomike dhe masave të kursimit, që nënkupton edhe një buxhet shtetëror më të ulët për 10 miliardë dollarë, Rusia gjatë vitit 2016 planifikon të rris buxhetin për ushtrinë . Derisa në vitin 2015 janë planifikuar 83,7 miliardë dollarë për ushtrinë, në vitin 2016 janë planifikuar 96 miliardë. Sipas planifikimeve 53 për qind e buxhetit ushtarak do të shpenzohet në blerje të armatimit modern. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com