Keni hedhur lotarinë Amerikane? Ja kur dalin rezultatet
16:27 | 24 Prill 2019

Në faqen zyrtare të internetit të ambasadës thuhet se nga 7 maji mund të kontrolloni nëse jeni përzgjedhur ose jo.

Njoftimi

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. /tch

Alesia Bami