Keni dëgjuar për spirulinën? Këto janë vetitë e algës së mrekullisë
08:35 | 20 Tetor 2018

Ky komunikim, në një mënyrë apo në një tjetër vë konsumatorët përball zgjedhjeve të reja ushqimore. Mes mijërave ushqime të shëndetshme është një suplement i shëndetshëm i cili kohët e fundit po merr një vëmendje të madhe karshi konsumatorëve. Për suplementin që po flasim quhet spirulina.

Çfarë është spirulina?

Ndoshta për ju do duket e çuditshme, por spirulina është ajo alga që lundron në sipërfaqe të liqeneve apo pellgjeve ujore të cilën e kemi parë zakonisht por nuk i kemi kushtuar rëndësi. Vlerat e kësaj alge mrekullibërëse janë të pafundme. Ndoshta do të na duhet të shfletojmë më tepër për të përfituar nga vlerat e saj. Në këtë artikull do t’ju tregojmë mënyrat sesi përdoret por edhe vetitë e saj. Spirulina rangohet si një super ushqim dhe jo më kot, është ushqim që përdoret ne NASA, madje është ndër të paktat ushqime (për të mos thënë të vetmet ushqime), që përmban vitaminën B12. Ka shumë hekur është antioksidant shumë i fortë, ul nivelin e kolesterolit te keq, me veti antikancerogjene dhe është ushqimi më i pasur në botë me proteina natyrale (70% proteina, një zgjedhje efikase për ata që merren me fitness). Ka 50 here me shume hekur se vete spinaqi dhe 6 here me shume hekur se mëlçia e lopës. Largon toksinat nga sistemi nervor, sidomos në rastet e toksicitetit të trurit nga merkuri.

Vlerat shëndetësore të spirulinës

Është e pasur me proteina.

Përveç faktit që ajo përmban 50%-70% proteina, spirulina përmban edhe amino acide të domosdoshme.

Është e pasur me vitamina dhe minerale.

Spirulina së bashku me produktet shtazore dhe ato të bulmetit janë burimet më të pasura të jodit. Spirulina përmban gjithashtu fosfor, magnez dhe kalcium në të njëjtat sasi si qumështi. Për më tepër, ajo është një burim i pasur vitamine K dhe kaliumi. Ajo çfarë e bën spirulinën një ushqim të shkëlqyer është vitamina B12.

Spirulina lufton helmimet në mënyrë natyrale.

Ajo është një detoksifikues natyral falë përmbajtjes së lartë të klorofilit dhe aftësisë për të përjashtuar toksinat nga gjaku, dhe përmirësuar funksionet e zorrëve dhe të mëlçisë.

Lufton alergjitë.

Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme dhe irritime të shkaktuara nga alergjitë e ndryshme. Studime të shumta kanë treguar që konsumi i spirulinës ofron çlirim nga teshtimat dhe shkarkimet e vazhdueshme të hundës.

Forcon imunitetin.

Falë ushqyesve të fuqishëm si polisakaridet, spirulina ka aftësi të shkëlqyeshme për të forcuar imunitetin.

 Lufton inflamacionet. 

Pigmentet dhe proteinat e spirulinës kanë aftësinë të eliminojnë radikalet e lira dhe të parandalojnë prodhimin e molekulave inflamatore. Si rrjedhojë ajo ka një ndikim të jashtëzakonshëm kundër inflamacioneve dhe toksinave.

Ndihmon me rënien në peshë.

Për shkak të sasisë së lartë të proteinave, ngrënia e spirulinës shuan ndjeshëm urinë tuaj. Ajo është e pasur me fibra që është një parakusht për një oreks të ekulibruar.

Mban lëkurën të shëndetshme.

Falë ushqyesve të saj siç janë të tetë amino acidet, spirulina do t’i japë lëkurës suaj atë shkëlqimin e munguar dhe do ta bëjë më të shëndetshme. Spirulina e mban lëkurën të hidratuar, detoksifikuar dhe plot shkëlqim natyral.

Si konsumohet spirulina?

Mënyra më e mirë për ta marrë spirulinën është ta përziesh me produkte të tjera. Ajo është një ushqim fantastik, por jo domosdoshmërisht i shijshëm. Ndaj nëse e përzieni me lëngje, supa, ose salca do të kënaqeni dhe do të jeni më të shëndetshëm. Kini parasysh gjithashtu që spirulina është një produkt i shtrenjtë.

Alesia Bami