Këngëtarja shqiptare i zbulon emisionin Marinës!
14:50 | 08 Tetor 2017

Pas ikjes nga televizioni Top Channel, Marina Vjollca vendosi të zhvillojë karrierën në tjetër një ekran, në televizionin Klan!

E pyetur për emsionin e ri në këtë televizion, ajo ka preferuat të japë shumë pak detaje, se do të jetë një spektakël argëtues muzikor me garë e të ftuar të njohur nga fusha të ndryshme. Këngëtarja Anxhela Peristeri ka bërë të ditur se ajo dhe këngëtarë të tjerë si Era Rusi , Soni Malaj e vëllezërit Prifti do të jenë pjesë e kastit të një spektakli që do të nisë shumë shpejt me titull “Status Live Show”. ”Një skuadër e vërtetë artistësh vijnë pranë jush me një program super energjik dhe të dashur për të gjithë ju”, shkruan ajo, “Diçka e madhe po vjen”. Të jetë vallë ky emisioni muzikor që do të prezantojë Marina? Na mbeten edhe pak ditë për ta marrë vesh deri në 12 tetor, e nëse është e vërtetë, Anxhela i zbuloi surprizën Marinës!/Opionin/
Françeska Jaçe