Këngëtarja shqiptare gënjeu për shtatzëninë, futbollisti i Milanit lirohet nga akuzat

0

Në vitin 2014, këngëtarja Anita Latifi, një shqiptare e Kosovës, kishte akuzuar futbollistin aktual të Milanit se e kishte dhunuar e kërcënuar.Të dy kishin pasur një lidhje, që u ndërpre shumë shpejt, kjo sipas gruas,

menjëherë pasi ajo kishte mbetur shtatzënë. Madje, sipas Latifit, Xhalhanoglu e kishte detyruar edhe të abortonte, arsye për të cilën këngëtarja, me ndihmën e një gazetari, i kërkonte 250 mijë euro dëmshpërblim lojtarit.

Gjithsesi, e vërteta është se Latifi nuk kishte mbetur kurrë shtatzënë. Madje, këtë version ajo e pranoi hapur dhe nën betim edhe në gjykatë (“Nëse Hakan thotë se kemi bërë vetëm seks të mbrojtur gënjen”).Por e vërteta më në fund ka dalë në shesh e akuzat ndaj yllit të Milanit Çalhanoglu janë shuar, pasi Anita Latifi ka dhënë një dëshmi të rreme dhe tashmë po bën një pakt në gjyq, për 70 orë punë sociale. Të paktën, mbi problemet jashtë fushe, fantazisti kuqezi mund të qëndrojë i qetë. Problem i zgjidhur dhe i arkivuar. Hakan Çalhanoglu mund të kthejë faqe, sepse në këtë rast ishte ai viktima.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com